NGA VJOLLCA KONGJONI* 

Lufta kundër informalitetit dhe ndërtimi i gazsjellësit TAP janë kontribuuesit kryesorë në rritjen ekonomike të pjesës së parë të vitit. Sipas të dhënave të INSTAT, në periudhën janar-mars, ekonomia ka shënuar një rritje me 2,96% e ndikuar nga sektorët e Tregtisë, Hotelerisë, Transportit dhe Ndërtimi. Ndërkohë që kanë regjistruar një performancë negative degët e Industrisë nxjerrëse, Energjia, Uji dhe Bujqësia.

Në pjesën e parë të këtij viti ekonomia ka shënuar një rritje vjetore më të lartë se e njëjta periudhë e vitit 2015. Kështu në periudhën janar-mars, ekonomia është rritur me 2,96%, thotë Mirela Muça, drejtoresha e INSTAT.

Zërat kryesorë që kanë kontribuar pozitivisht në këtë rritje, sipas INSTAT, janë Tregti-Hoteleri, Restorante, Transporti dhe Ndërtimi.  Drejtoresha e zyrës së statistikave Mirela Muça, argumenton se efekti në këto degë ka ardhur kryesisht nga aksioni kundër informalitetit dhe punimet për projektin e gazsjellësit TAP.

Ndërsa kanë kontribuar negativisht në ekonomi industria, energjia, uji dhe bujqësia. Për vitin 2016, objektivat e qeverisë janë për një rritje ekonomike ne 3,4%, nivel ky i parashikuar edhe nga institucionet ndërkombëtare si BB, FMN dhe BERZH.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: