Sekretari i Përgjithshëm i Prodhuesve Shqiptarë, Arben Shkodra i ftuar në emisionin ”Real Story” të Sokol Ballës në News24 duke cituar një institut ka thënë se ekonomia shqiptare do kalojë në 5 faza.

Shkodra tha se në fazën e parë të traumës zgjidhjet ishin dhe janë ende kaotike duke krijuar bllokim. Më tej ai tha se kërkesat e Shoqatës së tij për prodhuesit dhe bizneset nuk ishin pjesë e planit A të qeverisë apo ekonomik të ndihmës pasi propozimet nuk u morrën parasysh.

Po ashtu ai thotë se ekonomia shqiptare tashmë duhet të rikonceptohet dhe të reformohet në normalitetin e ri që do krijohet dhe është krijuar si dhe në lidhje me tregun ndërkombëtar.

 

 

ARBEN SHKODRA: Dua të citoj studimin e një instituti me peshë gjatë COVID-19 dhe pas do kalojë në 5 faza

1- Trauma që u kalua në fillim, jo epidemike. Kjo është faza e zgjidhjeve. Zgjidhjet kanë qenë kaotike. Nuk më vjen mirë kur dëgjoj që një ministër merr në telefon një polic. Kontaktet tona kanë qenë me ministrat Çuçi, Denaj, Ikonomi.
Besoj fort tek roli i shtetit, financat dhe buxheti që duhet të kishte qenë i përcaktuar për gjendjen e emregjencës. E tregoi tërmeti dhe koronavirusi.Ndjemë në fazën e parë një bllokim që krijoi jo pak probleme. Kalojmë nga kjo fazë.

2- Sigurimin e elasticitetit të ekonomisë. Shumë e rëndësishmë të sigurohet. Java e parë është e traumës të ndikojmë fort tek shëndetësia dhe elasticiteti. Kërkesat që ja bëmë qeverisë që nuk impaktonin shumë buxhetin por lehtësonin biznesin që të vijonin punën. Nuk pati reagim dhe nuk ishim pjesë e planit A, shpresojmë të jetë pjesë e planit B.

3- Normaliteti i ri. Do të thotë se çfarë po ndodh sot me tregjet botërore nga jemi të varrur. Importi i inputeve, fara fidaneve, makineri pajisjeve, pajisjeve serrave dhe pastaj kemi gjithë diskutimin për eksportin.Kthimi në normalitet do të bëhet me një analizë se çfarë është tregu i huaj, si ka ndryshuar, si do na ndryshojë, çfarë duhet të tregtojmë dhe prodhojmë. Nuk do jetë më tregtia ndërkombëtare ajo që ka qenë më parë. Do hyjë nacionalizmi ekonomik vs globalizmi ekonomik. Ky do jetë realiteti i ri dhe i kemi kërkuar qeverisë disa herë që duhet të kemi një grup pune të posaçëm për të parë se si do jetë tregu ndërkombëtar.

4- ReThinking. Duhet ta rimendojmë se çdo jetë ekonomia shqiptare para asaj ndërkombëtare

5- Reforma. Këtu duam të përqëndrohemi. Qeveria duhet të mendoje se si do reformohet ekonomia shqiptare. Ne fillimisht duhet të mendojmë për ekonominë shqiptare bashkë me trevat, si trun i vërtetë. Reformim i gjithë sistemit. Sukseset që përmendi ministri janë 10% e potencialit që mund të nxjerrë ekonomia. Qeveria të heqë nga sirtari ëndrrat për buxhetim dhe të investojë.

BLENDI ÇUÇI: Shiheni çfarë po ndodh në Nju Jork, në Itali. Si mund të mendosh. Mos pretendoni që shteti shqiptar. SHBA e ndërron paketën ekonomike çdo tre ditë. Nuk është e qartë çfarë po ndodhi. Unë e marr me shumë qejf të zgjidh këtë problem. 73 akte ligjore nënligjore që kemi nxjerrë vetëm në këtë situatë dhe nuk mund të shkojë zbatueshmëria deri në çdo qelizë. Puna duhet të bëhet e gjitha bashkë. Në një kohë kaq të shkurtër zuri në befasi vendet më të zhvilluara. Po e thua për cinizëm. Pse nuk funksionoi në SHBA, Itali, Francë, Spanjë, Gjermani.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb