Masat shtrënguese kanë dështuar. Me këtë konstatim nis letra e hapur e ekonomistit francez Thomas Piketty për kancelaren gjermane Angela Merkel. Sipas tij historia do ta kujtojë Merkelin për veprimet që do të marrë kësaj jave lidhur me Greqinë. “Masat shtrënguese me të cilat përballet prej vitesh populli grek nuk po funksionojnë. Greqia ka thënë me zë të larte “Jo”. Siç të gjithë e dimë masat e kursimit vetëm e kanë dëmtuar ekonominë greke. Është rritur papunësia, është dëmtuar sistemi bankar, borxhi publik është rritur më shumë. Impakti humanitar është kolosal. 40 përqind e fëmijëve tani jetojnë me varfëri. Është rritur niveli i vdekjeve foshnjore, papunësia e të rinjve është 50 përqind, i bëjmë thirrje kancelares Merkel të marrë në konsideratë ndryshimin e rrugës sepse ju aktualisht po i kërkoni qeverisë greke të vendosë në ballë pistoletën dhe të tërheqë këmbëzën për të kryer vetëvrasje. Kjo do të ketë efekt kolateral në Eurozone”, shkruan Piketty.

(m.k/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb