“Sot për sot, Kukësi luan futbollin më të bukur”, Safet Gjici, presidenti i nderit i klubit verilindorë po shijon në maksimum lojën që po zhvilloi ekipi i tij, një futboll ofensiv që vjen si risi, pasi sipas Gjicit, Kukësi nuk ka pasur kurrë një filozofi të tillë, dhe kjo pa diskutim është për mëritë të teknikut italian. Në intervistën e tij për “Sport News”, Gjici ishte i qartë kur i shpreh se ky sezon është shumë konkurrues por Kukësi është ndërtuar për të fituar trofe dhe do ti luajnë deri në fund shanset e tyre në të gjithë frontet:

Si kryetar i Bashkisë Kukës, Gjici e konsideron stadiumin e ri si një vepër të jashtëzakonshme për qytetin dhe në të njëjtën kohë një armë shumë të fortë për ekipin. Nëse gjërat shkojnë sipas parashikimeve, nga mesi i nëntorit, për sfidën me Tiranën, stadiumi i ri pritet të jetë gati.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb