Devi Bregu ka qenë dhe mbetet një nga talentet më të rëndësishme që ka prodhuar futbolli shqiptar në vitet e fundit. Sulmuesi vlonjat u transferua tek Skënderbeu me objektivin e qartë, të shfrytëzoj emrin e madh që kishte klubi korçar, një trampolinë për të kaluar më pas në një klub të rëndësishëm. Dënimi i UEFA-s dhe pasojat që pati tek Skënderbeu e ndërlikuan jo pak të ardhmen e tij por ky është momenti i duhur, shansi i fundit që klubi korçar ka për të shitur Bregun, në të kundërt rrezikojnë ta humbasin me parametra zero. Në një intervistë për “BalkanWeb”, Bregu shprehet se të ardhmen e tij ia ka lënë në dorë presidentit Takaj:

Bregu premton se për sa kohë do të jetë pjesë e Skënderbeut do të jap gjithnjë maksimumin, është i gatshëm të zbres në fushë nga minuta e parë edhe kundër Vllaznisë, kundërshtari i radhës, gjithnjë nëse klubi nuk arrin të finalizoj në kohë transferimin e tij.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb