Me titullin e parë në karrierë si trajner, Orges Shehi ka më shumë se një arsye për të festuar në këtë fund sezoni. Ky ishte një vit perfekt në çdo aspekt, për Tiranën dhe për Shehin, një binom që në fund rezultoi fitues. Bardheblutë siguruan titullin e 26-të në karrierë, këtë e bënë në mënyrën më të bukur të mundshme, pas një fitore në derbi.

Shehi
Shehi

Me qetësi, aktorët e përfshirë në këtë titull, nga trajneri Shehi te drejtori Osmani dhe mbi të gjitha presidenti Halili, u takuan në më shumë se një herë për të projektuar të ardhmen, në mes ishte dhe kontrata e trajnerit, aktualja i përfundonte më 31 maj. Pasi mbyllën llogaritë me disa nga titullarët që ishin pa kontratë, Hoxhallari dhe Nejdovski, drejtuesit e Tiranës hodhën edhe hapin e radhës, bindën Shehin për të vijuar bashkëpunimin ndërmjet tyre.

Orges Shehi Dhe Refik Halili
Orges Shehi Dhe Refik Halili

Burime të sigurta nga shtëpia bardheblu, konfirmojnë për “BalkanWeb” se Shehi dhe Tirana firmosin këtë të premte kontratën e tyre të re, gjithçka është e mbyllur mes palëve, ndërsa pritet vetëm të bëhet zyrtare edhe për mediat e tifozët.

Shehiiiiiii
Shehiiiiiii

Ky ishte një përfundim logjik, pasi drejtuesit e klubit i plotësuan kushtin kryesor, ruajtjen e grupit dhe ndërtimin e një ekipi cilësorë për aventurën në Evropë dhe për të mbrojtur titullin kampion. Shehi në më shumë se një herë u shpreh se nuk ishte çështje parash, por çështje projekti. Të gjithë palët dalin të lumtur nga ky përfundim, Shehi ka kontratë e re si trajner kampion, por mbi të gjitha do të ketë një skuadër kampione.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb