Në Shqipëri flitet pafund për futboll, por shpesh harrojmë që flamuri kuqezi është valëvitura dhe vijon të qëndrojë në majë të Evropës, falë peshëngritjes, falë sportistëve si Erkand Qermaj. Prej dy dekadash peshëngritësi shkodran vijon t’i sjellë Shqipërisë medalje, e fundit ishte ajo në Evropian, ku siguroi një medalje ari.

Në një intervistë për “News24”, për emisionin “Sport News” të moderuar nga Enxhi Biba, Qerimaj rrëfeu karrierën e tij, nga hapat e parë e deri tek suksesi i fundit. Qerimaj tregoi vështirësitë që ka hasur ndër vite, tundimet e shumta, ofertat, por në fund dashuria për flamurin kuqezi, bëri që t’i qëndrojë besnik vendin të tij, pavarësisht se në kushte të tjera, nëse do të garonte për një tjetër vend, do të kishte në CV e tij më shumë trofe.

Kampioni i Evropës zbuloi detaje nga përditshmëria e tij, apo objektivin final, dëshirën e tij më të madhe. Prej vitesh luftoi për të drejtat e peshëngritësve, sigurisht që ndjen keqardhje që gjërat nuk u përmirësuan kohë më parë, ndërsa tregon se çfarë duhet të bëjë shteti shqiptar që Qerimaj të jetë një model frymëzimi për shumë breza.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb