Armando Broja është pa diskutim lojtari i momentin, idhulli i ri i tifozëve kuqezi. Sulmuesit 20-vjeçar i mjaftuan pak minuta në dispozicion për të rrëmbyer zemrat e shqiptare, një lojtari më aftësi të rralla, një shpresë e madhe për Kombëtaren. Në vigjilje të sfidës më prestigjioze të fazës së grupeve, transfertën kundër Anglisë, Broja është një shqetësim më shumë për trajnerin Edy Reja, duke parë dhe listën e gjatë të mungesave. Broja nuk është bashkuar ende me Kombëtaren, ndërsa gjendja e tij po monitorohet me kujdes nga stafi mjekësor i Southampton.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

News24 kontaktoi me zyrën për shtyp në FSHF, dhe sipas zëdhënësit për mediat, Fatjon Kodra, klubi i Southampton ka kërkuar të mbajë Brojën nën vëzhgim edhe për disa ditë, ku do ti nënshtrohet kontrolleve mjekësore pas dëmtimit që pësoi në kavilje. Sipas zyrës për shtyp në FSHF, Broja do të bashkohet me ekipin Kombëtar në Angli ndërsa shpresat janë që të jetë në dispozicion për sfidën me ishullorët, pasi sipas stafeve mjekësore, dëmtimi nuk është aq i rëndë dhe pritet të rikuperohet në kohë, për të luajtur qoftë dhe disa minuta, përballë vendin ku u lind dhe u formua si lojtar.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb