Ilir Daja është kthyer në emrin më të lakuar në tregun e transferimeve, një trajner që kërkohet nga dy klubet më të rëndësishme të kryeqytetit, Tirana dhe Partizani. Emri i Dajës në këtë periudhë është lidhur gjithashtu edhe me një transferim tek Shkëndija e Tetovës në fund të këtij sezoni, për këtë rast, mediat në Maqedoninë e Veriut e bëjnë të kryer. Në fakt nuk është hera e parë që emri i Ilir Dajës përflitet për një transferim në kryeqytet edhe gjatë merkatos së dimrit emri i tij u lidh gjithashtu me një kalim të mundshëm tek Tirana dhe Partizani. Në fund, Daja dhe presidenti Takaj vendosën veton duke vijuar bashkëpunimin deri në fund të këtij sezoni.

Ilir Daja32
Ilir Daja32

“BalkanWeb” kontaktoi me trajnerin e Skënderbeut por ashtu siç ka ndodhur edhe në të shkuarën përgjigjja e Ilir Dajës ishte diplomatike: “Jam trajner i Skënderbeut”, u shpreh shkurtimisht Daja duke mos preferuar të komentojnë zërat që e lidhin me merkaton. Kjo është një përgjigje logjike pasi deri në përfundim të sezonit ka ende kohë, aq më tepër që Gjykata Federale në Zvicër nuk është shprehur për çështjen Skënderbeu. Përpara se të vlerësoj ofertat që kanë ardhur në drejtimin të tij, Daja mbetet në pritje të një përgjigje përfundimtare për të ardhmen e Skënderbeut që mbetet opsioni i tij i parë, gjithnjë nëse zhvlerësohet dënimi i dhënë nga UEFA.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb