Dy herë fitues të Kupës së Shqipërisë në dy vitet e fundit kanë rikthyer Vllazninë e madhe, por në Shkodër as kaq nuk mjafton, kërkojnë të shijojnë titullin kampion që mungon prej dy dekadash. Me Mirel Josën në stol, kuqeblutë kanë nisur prej kohësh punën për të ndërtuar një skuadër kampion, lëvizje pafund, hyrje-dalje, por projekti i ri kuqebluve nuk ndalet këtu. Nga Shkodra janë larguar disa lojtarë titullarë, shtylla të ekipit, si Krymi, Da Silva dhe Adili por në të njëjtën kohë janë afruar lojtarë cilësorë si Kristjan Vulaj. Lorik Boshnjaku, është rikthyer Dejan Shehi etj.

 

 

 

Alban Xhaferi, presidenti i Vllaznisë, në një intervistë ekskluzive për “News24”, për emisionin “Sport News” të moderuar nga Enxhi Biba, ka zbuluar planin e klubit shkodran për sezonin e ri, lëvizjet e fundit në tregun e transferimeve. Numri një i klubit ka folur edhe për të ardhmen e titullarëve të tjerë si Gurishta apo Liridon Latifi. Xhaferi foli për “efektin” Josa, aventurën në Confernece League apo çfarë pret nga sezoni i ri, ku sigurisht objektivi titull mbetet i panegociueshëm.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb