Rexhep Gjeli, 30-vjeçari i cili u plagos në ditëlindjen e tij në lagjen ‘’5 Maji’’ në Tiranë ka rrëfyer ekskluzivisht për gazetaren Dorjana Bezat në emisionin ‘’Me Zemër të Hapur’’ të News24  çfarë ndodhi mbrëmjen e 11 shtatorit.

Gjeli thotë se nuk ka pasur konflikte me Kevin Cungun, dhe as lidhje me të, por thjesht njiheshin prej shoqërive.

Ai thotë se e ka thirrur rastësisht Cungu dhe i ka thënë se ishte ‘’Trimi i 5 majit’’. Fillimisht Cungu ka tentuar ta qëllojë, por 30-vjeçari i ka kapur pistoletën. Më pas Cungu është shkëputur dhe i ka ikur, por Gjeli e ka ndjekur dhe rrugës teksa i riu qëllonte një plumb e ka kapur 30-vjeçarin në këmbë.

Rexhep Gjeli thekson se në momentin e parë ka kujtuar se Cungu e thirri për ndonjë punë meqenëse punën në ofiçinë duke rregulluar makina dhe mjete, por ndodhi diçka që nuk e priste.

 

‘’Mendova se do më ftonte për punë. Une merrem me makina, motora. E njoh personalisht. Edhe kështu. Shkova afër, më nxori pistoletën, Ja kapa herën e parë. Ma drejtoi nga trupi, ja largova.

E mbushur ishte përderisa shkrepi. E godita pistoletën dhe shkrepi. Ai iku më pas. Tha që unë jam trim, jam trimi më i madh i 5 majit. Nuk u shamë. S’kam pas konflikte më parë.

Më pas e ndoqa. S’dija ç’të bëja. Ta kap. Ai më shtinte, derisa mora plumb në këmbë. Mezi e mora veten. U zhduk më pas, kurse unë lidha këmbën. E njoftova vetë Policinë. Më çuan më pas në spital.

S’kam pasur asnjë lloj kontakti me familjen e tij. Asnjë lidhje me atë person. Në lagje e njoh me shoqërinë e tij dhe timen. Vetëm si persona. Të kemi lidhje serioze s’kam fare.

Nuk e di ku e ka banesën. Ky në Allias rri, 400 metra larg. Me të atin s’kam pasur muhabet. Kevin më ka folur me anë të të tjerëve. S’kemi pasur probleme. Kanë ardhur ndonjëherë në ofiçinë me shokët e vet. Shoqërues ka ardhur, s’ka pasur konflikt. S’ka pasur marrëdhënie lekësh.

Problematikë janë ata vëllezërit Cungu, se dihen, kam dëgjuar domethënë. Nuk kishte dijeni që kishte armë zjarri. ‘’- tha Gjeli.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb