Bota e futbollit kthen vëmendjen nga Tirana, aty ku më 25 maj, në stadiumin “Air Albania” do të luhet finalja e Conference League. A është gati kryeqyteti për këtë eveniment të madh? Çfarë ka ndryshuar këto ditë, cilat janë pengesat dhe çfarë impakti pritet të ketë kjo sfidë Roma-Feyenoord?

Kejdi Tomorri, drejtuesi i projektit UEFA Confernece League, në një intervistë për News24, për moderatoren Enxhi Biba, zbuloi detajet e fundit të këtij organizimi gjigant. Cilat janë pengesat e fundit, sa tifozë pritet të jenë të pranishëm në Tiranë?

Tomorri foli edhe për sigurinë, çfarë i druhen më shumë, cilat kanë qenë pengesat më të madha. Drejtuesi i këtij projekti unik për Shqipërinë u shpreh i bindur se impakti i kësaj finale është shumë i madh ndërsa pritet të ketë ndikim jo vetëm në ekonomi. Tomorri befasoi teksa zbuloi se vetëm FSHF nuk fiton asnjë nga ky organizim, sigurisht përveç imazhit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb