TIRANE- Kamerieri në lokalin ku pinte kafen 29-vjeçari Andi Mustafaraj ka mbetur i shokuar pas atentatit që iu bë këtij të fundit rreth orës 12.30 nga një person ende i paidentifikuar.
Në një rrëfim ekskluziv për BalkanWeb, i riu tregon se kishte çuar porosinë në tavolinën e Andit, të cilin e njihte si klient në lokal dhe sapo ishte kthyer në banak kishte dëgjuar të shtënat.

“Ishte frekuentues i rregullt e njihja vetëm si fytyrë. Sot porositi kafen dhe një ujë pa gaz. Sapo çova porosinë dhe u ktheva në banak, dëgjova të shtënat”,- i tha ai gazetares Dorjana Bezat.

Kamerieri thotë se pas atentatit kafen e gjeti të derdhur mbi tavolinë, ndërsa ujin pa gaz të rrëzuar përtokë, ende të pahapur.

Po sipas tij, i riu nga Tepelena kishte mbërritur në lokal me makinën e tij, e cila vijon të qëndrojë e parkuar aty.

plagosje-ne-tiranE-shOku-elton-cices
Kujtojmë që pista kryesore mbi të cilën po heton policia është një tentativë për eliminim për shkak të përplasjes së 2 bandave për konflikte droge. Andi Mustafaraj është pjesë e bandës së Elton Çiços edhe ai i ekzekutuar në një lokal me plumb pas koke. Blutë e kryeqytetit kanë ngritur postblloqe në pika të ndryshme të kryeqytetit për të rënë në gjurmët e autorit.
(ma.ar/BalkaNWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb