Vetëm pak orë pas ndërprerjes së marrëdhënieve me trajnerin Mirel Josa, Laçi ka gjetur teknikun e ri. Duke nisur nga nesër, në stol do të ulet i mirënjohuri Shpëtim Duro, që rikthehet ende pa u mbushur viti.

Burime pranë trajnerit konfirmojë se Duro ka pranuar ofertën e drejtuesve të Laçit, që po garojnë fort në të dy frontet, kampionat dhe Kupë, përkatësisht në vendin e dytë në Superligë dhe një hap larg finales në kompeticionin tjetër.

Duro mori drejtimin e Laçit në mesin e sezonit të kaluar, duke e futur në Evropë dhe duke kaluar dy ture, si asnjëherë më parë në historinë e këtij klubi. U desh një klub si Anderlecht që të eliminonte Laçin nga Evropa.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb