TIRANË

Policia e Shtetit ka mundur të zbulojë një rast të trafikut të farave të kanabisit nga Spanja drejt Shqipërisë, me anë të postës.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “BalkanWeb” se më 14 maj në Doganën e Tiranës ka mbërritur nga Spanja një pako, që për policinë është cilësuar e dyshimtë.

Për këtë arsye, burime policore i thanë gazetares Bezat se është bërë këqyrja e pakos dhe në brendësi të saj janë gjetur 11 mijë fara kanabis sativa.

Pjesa më e madhe e farave ishin për kultivim në ambiente të mbyllura me llampa dhe një pjesë tjetër ishin për t’u kultivuar në natyrë.

Pakoja kishte si destinacion qytetin e Vlorës. Dërgesa e saj është bërë në mbikëqyrje të policisë dhe pas dorëzimit të saj është arrestuar në flagrancë 30-vjeçari Olsi Caushaj, banues në Vlorë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb