Ndryshimet në klubin shkodran kanë nisur që nga dita e parë kur Alban Xhaferi u prezantua si sponsori i ri Vllaznisë, një sinjal pozitiv për të gjithë ata që dëshirojnë të investojnë. Kuqeblutë janë përfshirë në një revolucion total duke nisur nga kupola drejtuese, për të vijuar me stafin teknik dhe deri tek afrimi i 16 lojtarëve të rinjë dhe shumë largimeve.

122037035 3421495197927482 5669782790906784180 N
122037035 3421495197927482 5669782790906784180 N

Ndryshimet nuk përfundojnë këtu pasi “BalkanWeb” mëson se të premten, më në fund, pas një karvani të gjatë, klubi shkodran nis procedurat për tu shndërruar në 100% shoqëri private. Kjo është një lëvizje që pritej prej kohësh, e paralajmëruar edhe më herët nga drejtuesit aktual të Vllaznisë, Bashkia Shkodër. Pas një periudhe negocimesh, të premten hape rruga për të kaluar klubin në duart e pronarëve të ri, kusht ky i detyruar nga ligji i ri i cili futen në fuqi më 1 janar 2021, ku asnjë Bashki nuk do të ketë më aksione në një klub. Pas shumë vitesh orvatje duke mbijetuar me shumë vështirësi dhe duke zbritur një kategori më poshtë dy vite më parë, tifozët shkodran shpresojnë shumë që më këtë lëvizje klubi më i vjetër në Shqipëri të rikthehet aty ku i takon.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb