Taulant Seferi, “bomberi” i Tiranës, është pa diskutim njeriu më i lakuar në këtë sezon të futbollit shqiptar. Me 17 gola, sulmuesi nga Kumanova udhëheq garën për “Këpucën e Artë”, por ky trofe nuk është primar, e rëndësishme për të është që realizoi objektivin për të cilin “zbarkoi” në kryeqytet, titullin kampion.

Me paraqitjet e tij fantastike, Seferi u rikthye sërish në majë, rriti ndjeshëm vlerën e tij të kartonit, aq sa presidenti Halili kërkon të paktën 1,5 milionë euro për të lanë të lirë.

Në një intervistë ekskluzive për News24, Seferi foli për të tashmen, dëshirën e tij për të provuar një eksperiencë të re, gjithnjë nëse vjen një ofertë që kënaq të dy palët. Seferi foli për detaje të këtij sezoni, nga ndeshja më e bukur te goli më i bukur, gjithashtu i dërgoi edhe një mesazh të qartë trajnerit Edy Reja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb