TIRANË

Një dëshmi eksluzive ka ardhur sot në News24, në emisionin “Me Zemër të hapur”. Gazetarja Dorjana Bezat ka siguruar dëshminë e të dyshuarit kryesor si ekzekutor i vrasjes së Eglantina Bucit.

Shkëlzen Buci ka folur në një lidhje telefonike me gazetaren nga burgu i Fierit ku ndodhet dhe për një krim tjetër. Në emisionin “Me zemër të hapur”, është trajtuar ngjarja e rëndë që u zbulua pas 8 vitesh. Buci ka deklaruar se nuk e ka vrarë ai motrën dhe se nuk kërkon shfajësim por drejtësi duke theksuar se do ta gjejë gjallë ose vdekur motrën e tij.

“Nëse shteti i provon unë nuk jetoj më pas atij minuti. Ky zotëri ku ishte dje, pse nuk e nxori.Herët a po vonë unë i kam thënë atij, gjallë ose vdek motrën time do ta gjej. Nuk kërkoj të shfajësohem, kërkoj vetëm drejtësi të zbardhet e vërteta.
Është me audio dhe video, i kam thënë në gjykatë. Në qoftë se unë kam dhe një fije dorë, nuk pranoj dënim përveçse ekzekutim.
Jo e përjashtoj veten. Nuk e pranoj. Dua ekzekutim në qoftë se dhe një fije floku e imja dhe familjes sime është e përfshirë. Dua median në çdo seancë, në çdo gjyq. Ju lutem ejani në gjykatë. Unë dua vetëm drejtësi. Këtij zotërisë që thotë se e paskam marrë unë këtë bodigard i kam thënë kaq gjë kur bëja transportin tek dyqani, herët a vonë motrën do ta gjej dhe personat që kanë vu dorë në motrën time, do ta paguajnë.
Nuk di asgjë për këtë unazë. Ai ishte i martuar. Më thotë mua që unë motrën tate ta marr për nuse. I thashë që motra ime jeton një muaj këtu, një muaj aty. Më tha do ndahem me gruan. I thashë motra ime nuk është për ty, qëndroi larg, lëre të jetojë jetën si të dojë. Motra ime jetonte tek xhaxhai. Ai mund të thotë shumë gjëra por duhet provuar”, deklaroi Shkëlzen Buci.

Sa i përket deklaratës së babait të tij në polici se nëse e takon sot Eglantinën e vret dhe sot, Shkëlzen Buci tha: “Babai im mund të jetë në depresion. Por edhe një fije floku Eglantinës nuk i është prekur nga familja. Provat do ta tregojnë. Kush e ka prekur, kush e ka trafikuar, kush i ka blerë unaza, kush e ka strehuar nëpër shtëpia publike. Po të ishte puna që ne donim ta bënim këtë gjë, nuk ishte nevoja të merrja shokë apo dëshmitarë. E marr dhe e fus në shtëpinë time po qe puna për ta ekzekutuar”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb