Një derë tjetër e hapur për pak minuta për kamerën e Neës 24 ishte edhe ajo e dhomës frigoriferike ku ruhen në temperatura ekstreme, -80 gradë celsius vaksinat kundër Covid 19.

Moderatorja e emisionit “Kjo Javë” Nisida Tufa e shoqëruar nga drejtoresha e ISHP-së Albana Fico hynë për pak minuta brenda saj, të veshura me veshje speciale.

Përmes kamerës së News24, publiku mund të shoh se si ruhen vaksinat brenda frigoriferit. Në pak sekonda të hapura, mundëm të numërojmë 8 kuti e brenda tyre vaksinat

“Nuk mund të qëndrojmë përtej afateve”, u shpreh Fico për gazetaren Tufa.

Ajo madje e siguroi se temperaturat e kësaj dhome kontrollohen vazhdimisht përmes një personeli të caktuar.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb