Publikohen për herë të parë imazhe brenda laboratorit të virologjisë ku merren kampionët e tamonëve për Covid 19, por jo vetëm.

Moderatorja e emisionit “Kjo Javë” Nisida Tufa solli ekskluzivisht për publikun të gjithë rrugën nga e cila kalon një kampion tamponi, që nga marrja purifikimi dhe deri tek dalja e rezultatit.

Shpjegimi n për të gjithë procesin e bëri virologia Iris Hatibi, e cila tha se i gjithë proçesi bëhet në kohë reale.

“Prej 15 vitesh merrem me diagnozën e viruseve respiratorë, së fundmi edhe me Covid. Në dy dhomat e para pranohen kampionet, regjistrohen në kutitë e veta, kanë listat individuale dhe regjistrohen në sistem elektronik me barkod. Kjo e gjurmon këtë kampion deri kur del rezultati. Kampionet që shihni kanë mbërritur sot”,- tha ajo.

Virologia Iris Hatibi, tregoi më procedurën e të punuarit në laboratorin ku analizohen kampionet e personave të dyshuar se janë infektuar me COVID-19.

Ajo tha se makineria ka një barrierë për parandalimin e infektimit nga stafi, puna zhvillohet me tre turne për raportimin në kohë rekord të përgjigjeve. Pasi makineria publikon përgjigjet, Hatibi tha se të dhënat dërgohen në mënyrë automatike në ministrinë e Shëndetësisë dhe institucionet e tjera.

“Këtu është filtri kryesor i kampioneve. Këtu krijohet një barrierë e caktuar për parandalimin e infektimit të stafit në laborator. Këtu punojnë me turne dhe në një turn punojnë deri në 15 veta. Janë tre turne që bëhen, me organizim të procesit, pasi kampionet petrifikohen në atë dhomën e madhe, vijmë më pas në dhomën e pajisjeve molekulare, që është një procedurë teknike shumë specifike në lidhje me diagnozën e shpejtë të baktereve, viruseve. Ne kemi 15 vite që e kemi këtë teknikë në laboratorin tonë. Prej këtij procesi ne bëjmë raportimin. Raportojmë të dhënat në mënyrë automatike, këto përditësohen dhe dërgohen në ministri e më gjerë”, tha Iris Hatibi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: