Ilir Daja mbetet sërish “peng” i CAS, këtë herë në krye të Partizanit, me Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv që la në fuqi vendimin e FIFA-s duke i pezulluar merkaton në hyrje për dy sesione. Teknikut kryeqytetas nuk i mbetet gjë tjetër vetëm të punoj me grupin aktual. Në një intervistë për News24 dhe BalkanWeb, trajneri i Partizanit theksoi se grupi ka mangësi por tashmë nuk i mbetet gjë tjetër vetëm të gjejë formulën e duhur për të marrë më të mirën lojtarëve që ka në dispozicion:

Ashtu si gjatë prezantimit të tij në krye të Partizanit, Ilir Daja nuk preferon sërish të flas për objektiva afatgjatë. Bojkoti i këtij fillimi sezoni i dha më shumë kohë Dajës të punoj me grupin, kjo është vetëm një anë e medaljes, pasi në këto kushte është e vështirë të programosh seancat stërvitore dhe të jesh gati në një kohë kur nuk dihet deri kur do të zgjas ky bojkot. Ilir Daja mori sinjale pozitive nga ekipi i tij në testin miqësorë që zhvilluan përballë Pogradecit duke fituar me rezultatin e pastër 3-0. Tedi Cara me një dopjetë dhe Llanaj ishin autorët e golave për ekipin e kuq.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: