Nuk arriti t’i dhuronte Shqipërisë medalje ari në Botëror, si sportist, por Sahit Prizreni e bën diçka të tillë si drejtues, si presidentit i Federatës Shqiptare të Mundjes.

Si një ish-mundës kampion, si njohës në detaje i të gjithë problematikave që ka pasur dhe ka sporti në Shqipëri, në veçanti ai i mundjes, Sahit Prizreni pati vizionin dhe “nuhatjen” të “peshkonte” dy talente si Zelimkhan Abakarov dhe Islam Dudaev.

Në një intervistë ekskluzive për “News24”, Sahit Prizreni zbuloi prapaskenat me dy mundësit çeçenë, tashmë të natyralizuar si shqiptarë. Prizreni zbuloi edhe rolin shumë të madh që kishte ish presidenti Ilir Meta në këtë pjesë.

Si president i Federatës së Mundjes, Prizreni i bëri një apel të fortë shtetit shqiptar, i kujtoi që brenda pak vitesh i kanë ikur tetë mundës kampion dhe kërkoi më shumë vëmendje në këtë pikë.

Në të njëjtën kohë, Prizreni pret që edhe Abakarov të nderohet me një ceremoni shtetërore. Presidenti i Mundjes u shpreh i bindur se objektivi i radhës është t’i dhurojnë Shqipërisë një medalje në Lojërat Olimpike.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb