Leonard Çakmashi, ish mundës kampion, tani trajneri i ekipit kombëtar, është një nga ato personazhe që me pak fjalë, por me shumë punë, i ka qëndruar pranë Zelimkhan Abakarov, si në tapet, ashtu edhe në jetën e përditshme.

Imazhi i tij me Abakatov mbi supe duke festuar në mes të Beogradit ishte një nga kujtimet më të bukura, video që bëri xhiron në rrjet. Në intervistën e tij për “News24”, për emisionin “Sport News” të moderuar nga Trevisa Tufa, Çakmashi tregoi emocionet që përjetoi në ato momente.

Çakmashi zbuloi si është të punosh me një kampion bote si Abakarov. Si ekspert i mundjes, Çakmashi shprehet i bindur se ky është vetëm fillimi, Abakarov mund të arrijë në një tjetër nivel, mund t’i dhurojë Shqipërisë një medalje Olimpike.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb