TIRANE

Tirana po përjeton një fillim sezoni që shumë pak veta e prisnin, bardheblutë jo vetëm që nuk po dominojnë futbollin shqiptarë por gjenden përpara një krizë duke detyruar presidentin Halili të futet sërish në merkato për të rikthyer bardheblutë në garë për titull.

Në shtëpinë e kampionëve në fuqi ka nisur puna për ti dhuruar trajnerit Dede elementët që dëshiron por në të njëjtën kohë po shqyrtohen me imtësi çdo ofertë që vjen në drejtim të talenteve si Muçi, Ismajlgeci e të tjerë.

Presidenti Refik Halili në një intervistë ekskluzive për “News24”, ka folur për lojtarët që lakohen në tregun e transferimeve, mbi të gjitha Ferhat Hasani ndërsa ka zbuluar se në janar do të vinë edhe dy elementë të tjerë përveç fantazistit nga Maqedonia e Veriut.

Numri një i klubit ka folur edhe për ecurinë deri në këtë pikë të sezonit ku pa diskutim zhgënjimi është i madh në një kohë kur i mungojnë gjysma e pikëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb