Miqësorja përballë Spanjës është një test luksi për Shqipërinë, një sfidë vitrinë në çdo aspekt. “Furitë e kuqe” janë një tabu e madhe, nuk kemi arritur kurrë ti marrim qoftë dhe një pikë, por futbolli ka ndryshuar shumë, asgjë nuk është e pamundur, për më tepër që Edy Reja ka në dispozicion disa lojtarë me shumë klas, lojtar si Armando Broja.

Shkëlqim Muça, një nga dy lojtarët e vetëm shqiptar që i ka shënuar Spanjës, në intervistën e tij ekskluzive për Neës24, dhënë moderatores Enxhi Biba, Muça analizoi këtë sfidë, duke nisur nga lojtarët kuqezi, çfarë pret Muça nga individë si Armando Broja, pse po rrezikon Edy Reja me sulmuesin 20-vjeçar. Si duhet të luaj Shqipëria në këtë përballje dhe kë sheh si partnerin ideal të Brojës në sulm?

Muça zbuloi dhe pikët e dobët të Kombëtares në këto momente, çfarë i mungon këtij ekipi në sytë e trajnerit. Muça bëri dhe një krahasim ndërmjet dy përfaqësueseve, asaj që dërgoi Shqipërinë në “Euro2016” dhe këtij grupi që Reja ka në dispozicion, kush qëndron më lart? Muça bëri dhe një parashikim interesat, sa del kjo sfidë dhe kush mund ta “imitojë” atë, kush mund ti shënojë sërish Spanjës?

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb