Mes Evropës dhe merkatos, kjo është një verë e nxehtë për Tiranën, me kampionët që dëshirojnë të lënë gjurmë. Si gjithnjë kur bëhet fjalë për merkato, me bardheblutë lidhen shumë emra “big”. Nga Arild Ajeti te Emanuele Ndoj e shumë të tjerë, lojtarë kuqezi që mund të ndjekin “gjurmët” e Taulant Seferit.

Arkitekti i këtij ekipi, Drejtori Sportiv i Tiranës, Tefik Osmani, në një intervistë ekskluzive për “News24”, për emisionin “Sport News” të moderuar nga Enxhi Biba foli me emra konkret duke zbuluar të gjithë negociatat me emrat e lartpërmendur, a ka pasur kontakte, sa shanse ka që këto lojtarë të veshin fanellën bardheblu?

Të gjithë lojtarët që kanë zbarkuar në kryeqytet apo lojtarët që pritet të vijnë do të federohen pasi Tirana ka shlyer borxhin ndaj Tim Väyrynen duke zhbllokuar merkaton. Osmani zbuloi dhe ofertën më të lartë që ka ardhur deri më tani në dyert e klubit, plot 700 mijë euro.

Drejtori i Tiranës foli për objektivat e bardhebluve në këtë aventurë evropiane, dhe për projektin e tyre për të qenë pjesë në fazën e grupeve në turnet e UEFA-s. Nuk mund të mungonte dhe një falënderim i madh për tifozët bardheblu të cilët pritet të jenë të shumë edhe në transfertën ndaj Dudelange.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb