Dështimi në Europë bëri që presidenti Gjici të paralajmëroj një revolucion të madh, të gjithë, duke nisur nga stafi drejtues, trajneri, lojtarët, ishin përgjegjës për këtë eliminim dhe për këtë sezon që për Gjicin ishte më i dështuari që nga koha kur ai ka marrë drejtimin e Kukësit. Hapi i parë, pa mbushur ende 24 orë nga humbja kundër Debreçen, ishte shkarkimi i Ernest Gjokës. Burime të sigurta nga klubi verilindorë për BalkanWeb bëjnë me dije se presidenti Gjici dhe stafi drejtues i klubit kanë mbyllur marrëveshjen me Ilir Dajën ndërsa sot pritet dhe konfirmimi i tij zyrtarisht në krye të Kukësit.

Ilir Daja
Ilir Daja

Tekniku kryeqytetas ka qenë gjithnjë një preferencë e Safet Gjicit, ky ishte momenti i duhur për të realizuar këtë bashkëpunim pasi Daja është një trajner i lirë dhe i gatshëm të marrë drejtimin e një klubi me shumë ego dhe dëshirë për të zbritur nga froni Partizanin. Kukësi-Daja ishte një zgjidhje logjike për të dy palët, me konfirmonin zyrtar të Ilir Dajës, merkato e klubit verilindorë pritet të marrë formë të plotë pasi duhen të zgjidhin disa çështje të mbetur pezull. Në pritje për të kuptuar se çfarë do të ndodh me 6 titullarët të cilëve i ka skaduar kontrata, Kukësi vuri në jetë një goditje të madhe.

Me anë të një postimi në faqen zyrtare, klubi i Kukësit konfirmoi dhe prezantoi si lojtarin më të ri të skuadrës, mesfushorin e Kombëtares, Enis Gavazaj. Ish mesfushori i Skënderbeut pas një aventure te Dinamo Minsk, rikthehet në Superligë duke firmosur një kontratë 2-vjeçare me Kukësin. Gavazaj konsiderohet një vlerë e madhe për klubin e Kukësit, një lojtarë me shumë cilësi të cilin Ilir Daja e njeh shumë mirë pasi të dy kanë bërë historinë te Skënderbeu.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb