Partizani po zhvillon një sezon shumë larg asaj që pritej, një nisje jo pozitive, e cila bëri që për të kuqtë të flitej shumë. U fol shumë edhe për të ardhmen e trajnerin Ilir Daja, të shumë ishin ata që u përpoqën të jepnin një koment logjik se çfarë nuk po shkon me “demat”, ku kanë gabuar këtë sezon? Olsi Rama, drejtori i përgjithshëm i Partizanit, thyen heshtjen dhe për herë të parë, në një intervistë ekskluzive për “News24”, në emisionin “Sport News”, të moderuar nga Enxhi Biba, i dha përgjigje të gjithë pikëpyetjeve.

Si është raporti i tij me trajnerin Daja, a është tekniku kryeqytetas pjesë e projektit të kuq të për të ardhmen? Si janë raportet e klubit me arbritrat, ku nuk mungojnë pakënaqësitë mbi të gjitha me vendimet që ka marrë Komisioni i Disiplinës. Tani më i qetë, Rama foli edhe për atë deklaratë të fortë pas ndeshjes derbi, ku vinte në dyshim edhe të ardhmen e tij në krye të Partizanit. Sigurisht nuk mungojë dhe një koment për garën për titull, a i ka Partizani mundësitë të konkurrojë për këtë objektiv dhe ku do të ndërhyjnë gjatë merkatos së janarit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb