Skënder Gega dhe Kukësi u ndalën sërish tek detajet, ish trajneri i Partizanit dhe klubi verilindorë nuk arritën të konkretizojnë me një marrëveshje zyrtare negociatat që nisën menjëherë pas shkarkimit të Shpëtim Duros. Prezantimi i Gegës ishte programuar për këtë të diele në orën 16:00, prezantim i cili do të bëhej nga vetë presidenti i nderit, Safet Gjici.

Hallaci
Hallaci

Urdhër i dytë shfuqizon të parin dhe me një njoftim për mediat klubi i Kukësit njoftoi se trajneri i ri nuk do të prezantohet por ekipin do ta drejtoj provizorisht Rrahman Hallaçi. Ish kapiteni rikthehet shumë shpejt në klubin ku arriti gjithçka, një ikonë që qetëson tifozët. Pas dy njoftimeve të para erdhi dhe i trete, i cili është dhe finali, trajneri i ri do të prezantohet të nesër në orën 11:00 në ambientet e stadiumin “Air Albania”.

Shehi
Shehi

Ashtu siç njoftoi gjatë mesditës “BalkanWeb”, tashmë nuk ka asnjë dyshim, Orges Shehi do të jetë trajneri i ri i Kukësit. Burime të sigurta nga klubi i verilindorë konfirmuan lëvizjet e fundit, Shehi do të jetë trajneri i parë ndërsa ndihmësi i tij do të jetë pikërisht ish kapiteni, Rrahman Hallaçi. Shehi pason në këtë mënyrë Shpëtim Duron i cili u shkarkua pas barazimit kundër Teutës.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb