Tre fitore në tre ndeshjet e fundit kanë rikthyer Kukësin në garë, të paketën për “zonën euro”, pasi kreu mbetet ende larg. Vllaznia po zhvillon një sezon më vete çka ka detyruar edhe klube si Kukësi të ndryshojnë objektivat, kjo për momentin, pasi diferenca prej 11 pikësh është shumë. Me ardhjen e trajnerit Mirel Josa, një trajner ekspert, verilindorët duken të kompletuar, kjo u pa qartë edhe në transfertën përballë Skënderbeut ku arritën një fitore me “poker” golash. Safet Gjici, presidenti i nderit i Kukësit, në një intervistë për “News24” dhe “BalkanWeb”, ka folur për ecurinë e verilindorëve, objektivat në këtë pikë të sezonit dhe efektin Vllazni, një skuadër që po bën mirë dhe me meritë ndodhet në krye. Gjici foli dhe për stadiumin e ri ku beson se pas lëvrimit të fondit nga ana e qeverisë, stadiumi i ri do të jetë gati brenda 3-4 muajsh:

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb