Hetimet për ndeshjen e vajtjes për gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë mes Bylis dhe Tiranës, e përfunduar 2-1 dhe që prodhoi shumë akuza dhe dyshime kanë hyrë në një fazë të re. Duke nisur nga mesdita e së enjtes, Komisioni i Etikës në Federatën Shqiptare të Futbollit do të dëgjojë dëshmitë e protagonistëve të kësaj sfide.

3. Sezoni Ne Dyshim, Refik Halili Beson Te Skuadra E Tij
3. Sezoni Ne Dyshim, Refik Halili Beson Te Skuadra E Tij

Burimë të “Balkanweb” pranë qeverisë së futbollit në vend kanë zbuluar edhe emrat e personave që do të pyeten për këtë çështje. Përveç dy presidentëve të klubeve, Refik Halili dhe Besnik Kapllanaj, përpara Komisionit të Etikës do të dalin dy trajnerët, Emanuel Egbo dhe Veljko Dovedan. Po ashtu, do të dëgjohen kapitenët e dy ekipeve, Murataj dhe Muça si dhe lojtarët e tjerë, portieri Lika, Karabeci dhe Goxhaj. Ky i fundit gaboi edhe 11-metërshin në minutat shtesë që mund t’i jepte Bylis golin e tretë. Komisioni Etikës ka marrë në dorë dosjen e këtij hetimi, përfshirë edhe relacionet zyrtare të arbitrave, delegatit dhe vëzhguesit të ndeshjes.

106915754 3060797587370979 1362193014336706443 N
106915754 3060797587370979 1362193014336706443 N

Ndërkohë, siç ka njoftuar më parë FSHF, është kërkuar një raport edhe nga kompania “Sport Radar”, për të mësuar nëse kishte apo jo lëvizje anormale në bastet e këtij takimi. Por, sipas burimeve të “Balkanweb”, ky raport ende nuk ka mbërritur në tavolinën e Komisionit të Ekikës.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb