Federico Bernardeschi do të mbyllë bashkëpunimin me Juventusin para kohe. Futbollisti nuk do  rinovojë kontratën me bardhezinjtë, e cila skadon vitin tjetër.

Sulmuesi nuk justifikoi asnjëherë 40 milionë eurot e paguara te Fiorentina dhe divorci mes palëve, duket si zgjidhja e duhur.

28 vjeçari u preferua nga trajneri Allegri në 27 ndeshje në kampionat këtë edicion, por statistikat e tij lënë për të dëshiruar edhe mbështetësin më të madh të vetë  Bernardeschit. 1 gol dhe 3 assiste nuk mjaftojnë.

Chiellini dhe Dybala si duket, nuk do jenë të vetmit që do largohen nga Zonja e Vjetër.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb