Superkupa e Shqipërisë konfirmoi se Kukësi nuk është ende gati për një sezon të gjatë dhe si gjithnjë me objektiva të rëndësishëm. Më shumë se sa cilësia që shpirti që shfaqën në fushë, trajnerit Shpëtim Duro u munguan alternativat. Ndaj Partizanit diferencën e bëri pikërisht stoli, zëvendësimet kthyen kryeqytetasit në lojë dhe i dhanë më pas trofeun. Fill pas atij takimi trajneri Duro konfirmoi se ekipi ka nevojë për 2-3 blerje të reja për të qenë konkurrues. Probleme shfaqën mbi të gjitha në mbrojtje por dhe në pasin final, ku Gavazaj i vetëm nuk jep garanci për një sezon të gjatë.

Valdet Rama
Valdet Rama

Verilindorët shpresuan shumë që Valdet Rama, një nga lojtarët më të rëndësishëm në gjysmën e dytë të sezonit, të vijonte karrierën e tij me Kukësin por ish mesfushori i Kombëtares nuk ka pranuar ofertën e tyre. Me anë të një postimi në faqen zyrtare në “Facebook”, klubi i Kukësit ka njoftuar se: “Valdet Rama ka vendosur të vijoj karrierën në Gjermani pavarësisht se nënkampionët u përpoqën ti plotësonin çdo kërkesë”.

Valdet Rama
Valdet Rama

Mos rinovimi i kontratës nga ana e Valdet Ramës detyron klubin e Kukësit të futet sërish në merkato për të gjetur një tjetër sulmues krahu, koha në dispozicion është shumë e shkurtër pasi sezoni i ri nis të premten me sfidën kundër Partizanit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: