Në fshatin Fishtë të Lezhës u ngrit një instalacion në kujtim të eksodit të shqiptarëve të Kosovës.
“Streha” titullohet instalacioni me një strukturë e cila në pamje të parë edhe pse minimaliste shërben si një mburojë. Autori i këtij instalacioni, Bib Frrokaj flet për simbolikën e kësaj strehe.

Disa shqipëtarë të Kosovës që u strehuan në këtë zonë në vitin 1999 u rikthyen pas 23 vitesh duke kujtuar kalvarin e vuajtjeve dhe mikpritjen që gjetën te shqiptarët.

Vetëm në zonën e Fishtës u strehuan 1300 kosovarë, të cilët lanë pas gjithçka duke ikur si pasojë e gjenocidit serb. Veç këtij instilacioni u mboll dhe një pemë mani të cilën e sollën nga Prizreni që simbolizon vazhdimësinë e jetës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb