TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha, pasi ka akuzuar qeverine dhe vecanërisht kryeministrin Rama si përgjegjës për valën e eksodit të fundit që ka pushtuar vendin, ka ironizuar sot ambasadorin e Gjermanisë në Shqipëri, Hoffman.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Berisha reagon ndaj deklaratës së ambasadorit, që një ditë më parë është shprehur i kënaqur për bashkëpunimin me qeverinë, duke i kujtuar atij, se një valë të tillë kërkesash për azil nga shqiptarët, Gjermania e ka njohur vetëm në vitet ’90.

Postimi i plotë i Berishës

Jam i kenaqur nga bashkepunimi me qeverine per eksoden”!! Te dashur miq, largimi i shqiptareve nga vendi dhe kerkesat e tyre per azil politik kane marre permasat e nje eksodi tragjik, drame te vertete kombetare. Ne janar, vetem ne nje vend, 1500 shqiptare kerkuan azil politik, mbi 3000 ne mars dhe mbi 5000 vetem 10 diteshin e pare te muajit prill. Kjo statistike eshte vetem e pjesshme, permasat e eksodit jane se paku edhe dy here me te medha gjykuar nga shifra me te plota. Qeveria vetem pas alarmit te javes se fundit ka nisur te reagoje por gjithnje duke mohuar eksodin. Qeveria per qellime sociale dhe elektorale nxit eksodin jo vetem me qendrimet dhe politikat e saj eksodogjene por dhe me sekseret e saj lokal qe nxisin direkt qytetaret qe te largohen dhe indiferencen dhe reagimin e saj pas pilafit. Ajo reagoi e fundit pas sirenave europiane dhe druaj se reagoi vetem per fasade pasi vetem ne fundjaven qe kaloi reagoi Edi Rama dhe kryepolici i vendit. Personi i vetem, mendoj qe ka reaguar me shume dhe eshte perpjekur t’u thote te verteten shqiptareve ne menyre te perseritur gjate ketyre muajve eshte ambasadori i Gjermanise, i vendit qe ka dhe kerkesat me te medha per azil politik nga shqiptaret. Por ajo qe te habit eshte deklarata e djeshme e kenaqesise se tij ne bashkepunimin ne kete fushe me qeverine Rama, nderkohe qe shifrat e azilkerkuesve nga Shqiperia, vecanerisht ne vendin e tij, jane rritur e po rriten shume e shume here. Nje vale te tille kerkesash per azil politik nga qytetare te Shqiperise, Gjermania mike ka njohur vetem ne korrik te vitit 1990. Ne kete rast mendoj se vend per kenaqesi do te kishte ne rast se si frut i ketij bashkepunimi do kishte ndodhur e kunderta. Te besosh se me masa shtrenguese policore mund ti japesh pergjigjen e duhur kesaj krize te rende sociale qe shpertheu kete pranvere per shkak te shkaterrimit te tesutit te brishte social te shoqerise shqiptare nga politika te deshtuara, veçse i hedh kripe plages tone sociale dhe bene thjeshte nje avokati te pavlere dhe te pamerituar te qeverise pergjegjese per eksodin me politikat e saj eksodogjene dhe siç provojne te dhenat e vet Gjermanise nuk ndikon aspak ne zvogelimin e permasave te krizes. Mendoj se ne keto rrethana eshte shume me me interes kujdesi per te kuptuar shkaqet e kesaj gjendje, e cila ishte thuaj inekzistente 3 vjet me pare dhe kjo edhe fale ndihmes tejet te çmuar te vendit te ambasadorit. Statistkat europiane dhe gjermane deshmojne se shkaku i eksodit te sotem nuk qendron ne heqjen e vizave, pra ne kufijte e hapur. Ne vitet 2010­2013 shqiptaret megjithe kufijte e hapur ishin te fundit apo parafundit ne kerkesat per azil politik, ndersa sot vijne pas sirianve! Perseri thirrja ime per cdo qytetar shqiptar eshte mos u largoni nga Shqiperia. Asnje vend i BE nuk jep azil politik ndaj mos bini pre e mashtruesve por te qendrojme me gjithe veshtersite qe perjetoni dhe te japim ndeshkimin e merituar me 21 qeshor atyre qe ju mohuan dhe kafshaten e gojes!! sb

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: