Serie A mori 10 ditë pushim për t’i bërë vend ndeshjeve të ekipeve kombëtare, përfshi Italinë, që luan në gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve të mërkurën mbrëma në San Siro kundër Spanjës.

Janë 180 futbollistë të Serie A që do të jenë të impenjuar në ekipet përkatëse kombëtare, përfshi edhe përfaqësueses e Italisë apo U-21. Interit dhe Juventusit i janë larguar nga 15 lojtarë, Atalantës 14, ndërsa Romës, Milanit dhe Napolit nga 12 të tillë.

Ndër ekipet pretendente më pak futbollistë të larguar te komëbatret ka Lazio, 8 të tillë, përfshirë Thomas Strakoshën dhe Elseid Hysajn të impenjuar me kombëtaren shqiptare. Mesatarja e futbollistëve që luajnë me ekipet kombëtare përkatëse në Serie A është 9. Serie A është liga me më shumë futbollistë të huaj ndër kampionatet kryesore evropiane.

Problem për skuadrat italiane mbetet sidomos futbollistët që udhëtojnë në Amerikën Latine, sepse përveç impenjimit në lojë dhe riskut të një dëmtimi, fluturimet në këto kohë pandemie bëjnë që kthimi i tyre të jetë i vonë, duke humbur ndeshjen e radhës. Interi dhe Juventusi janë dy ekipet që e vuajtën më shumë këtë në muajin shtator.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb