Në një kohë kur shumë mjekë dhe infermierë shqiptarë kanë zgjedhur që të punojnë në Gjermani, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu deklaroi se sistemi shëndetësor nuk është në emergjencë.

E ftuar në emisionin “Real Story” në ‘News24’ ministrja tha se pasi qeveria ‘Rama’ erdhi në pushtet u ndërtua një sistem i punësimit të mjekëve dhe infermierëve sipas meritave. Ajo theksoi se paketa për rikthimin e mjekeve nga diaspora ne Shqiperi, bëhet për shkak të planeve afatgjate 10-vjeçare.

“Mjeket se dinim se çfarë oferte ishte në treg dhe pacientët po ashtu. Ne nuk kishim një evidencë të ekipeve që duhet të punonin. Vnin me parti, me ryshfet. Ne kemi ndërtuar sistemin, instrumentin e punësimit. Ne kemi 1500 infermierë në listë në pritje për tu punësuar.
Ne shohim sot në 10 vite. Ky fenomen ka prekur të gjithë rajonin. Duhet të planifikojnë sot dhe në 10 vite. Nuk jemi në emergjencë. Nuk do të ishin 6.4 mln vizita që bëhen tek mjeku i familjes.”, pohoi ajo.

Ministrja tha se çështja e cilësisë, është sfida e radhës për sektorin e shëndetësisë. “Çështja e cilësisë, është sfida e radhës për sektorin e shëndetësisë. Cilësia në shërbimin në sektorin e shëndetit publik. Nëse jemi përballur në 2013 me kushte të këqija, pa barna, sot është ndryshe. Në spitale, jo vetëm infrastrukturë, por dhe teknologji të përparuar. Duhet të rritemi përballë cilësisë. Jemi nisur në 2013 me minus, kemi marrë një shëndetësi duke e nisur nga zero, nga fillimi, ndaj do na kërkojë kohën e domosdoshme për të ecur para. Por dhe cilësia është në Shqipëri. Kemi mjekë të mrekullueshëm, që krahasohen me mjekë të tjerë të Europës.”, tha ajo.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb