Në emisionin “Open” në News24 me gazetaren Eni Vasili, por diskutohet në lidhje me shpopullimin e vendit dhe largimin e profesionistëve, kryesisht mjekëve.

Marsela Çeno, mjeke Shqiptare në Gjermani, njëkohësisht edhe kryetare e Shoqatës së Mjekëve Shqiptarë në këtë shtet, ka deklaruar se ajo që e ka shtyrë të largohet nga vendi drejt vendit europian, ka qenë pasiguria për të ardhmen dhe fakti që në Gjermani u mundësohej punësimi menjëherë sapo përfundonin arsimimin, pa pasur nevojë për specializime apo periudha praktike pa pagesa.

“Për mua ka qenë rasti i shumë mjekëve të tjerë, rreth 150 që përfunduam shkollën në të njëjtin vit, dhe ishte e paqartë si do të shkonte pas situata. Sepse ne nuk jemi mjekë pa bërë praktikën vullnetare dhe pa specializim që janë në numra të kufizuara.

Në Gjermani nuk ekziston koncepti që të punosh brenda në spital e të mos paguhesh me rrogë minimale, të jesh specializant dhe të mos paguhesh. Që ditën e parë që ke bërë kontratën me spitalin, marrëdhënia rregullohet me një kontratë pune”, ka deklaruar ajo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: