Deputeti dhe kreu i LZHK i ftuar në studion e emisionit ‘Open’ në News24 ka folur rreth çështjes së largimit të të rinjve drejt Britanisë së Madhe, teksa ka thënë se problemi i vendit nuk është deklarata e ministres britanike Braverman, por sipas tij është vetë fenomeni i largimit masiv të shqiptarëve.

Shehi shtoi se gjuha e përdorur nga ministrja britanike ishte e gabuar dhe sipas tij ky është gabimi i vetëm i anglezëve, ndërsa shtoi se problematika qëndron te vetë Shqipëria dhe politika të cilat kanë për detyrë të mos largojnë shtetasit.

“Në të gjithë këtë histori, kjo është një histori shiqptare. Ajo është ministre e Britanisë dhe përgjigjet për punët e veta, ndërsa problemi ynë me emigracionin është më i madh. Puna e Ramës është të mos ikin shqiptarët, kanë ikur shqiptarët edhe në Gjermani, diferenca është se Britania nuk ka qenë pjesëmarrëse e Shengenit. Po të gjykojmë sa kanë ikur në Gjermani dhe Itlai ata të Britanisë nuk janë asgjë, ne duhet të merremi me zbrazjen masive të vendit. Kjo është më e vogla, prandaj merret me këtë punë Rama. Në këtë mes ka diçka që nuk shkon, merremi me hallet e Britanisë, ne duhet të zvogëlojmë trafikun e emigrantëve. Është faji ynë sepse nuk marrim asgjë përsipër, kemi 30 vite që ikim dhe gjithnjë na e ka fajin bota.

Ajo nuk ka të drejtë kur thotë se Britania po pushtohet nga shqiptarët, mund të gjente një tjetër shprehje. Ka emigracion edhe Meksika në Amerikë, por gjuha është bërë më diplomatike, ky është faji i anglezëve, kaq është. Faji i Ramës dhe qeverisë dhe Shqipërisë shtë largimi i njerëzve dhe ne merremi me një deklaratë. Kemi humbur shumë gjëra, çfarë dinjiteti ka një popull që i ikin 100 mijë veta në vit. Këtë detyrë ka kryeminsitri, të mos largohet rinia”, u shpreh ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb