Analisti Fatos Lubonja ka kujtuar në rubrikën ‘’Opinion’’ të News24 2 korrikun e 1990, ditën e shënuar në historinë e tranzicionit shqiptar kur filloi ikja e shqiptarëve nëpërmjet ambasadave.

Lubonja thotë se ishte në burgun e Burrelit, dhe tek të burgosurit ajo ditë dhe çfarë pasoi më pas solli shpresë, guxim dhe kurajoja pasi regjimi po jepte shpirt dhe po mendohej si duhet të vepronte.

Madje, analisti kujtonte se si u dhunuan të burgosurit nga regjimi kur kishin lënë disa flokë të gjata ndërkohë shton se nga ajo ditë deri më sot, në Shqipëri, në vend që të bëhej një rezistencë e madhe në Shqipëri, shqiptarët ende i varin shpresën tek të huajt, dhe ende shohin si rezistencë kryesore ikjen nga vendi, me mendimin se do gjejnë shpëtim tek të huajt.

 

‘’Unë kam qenë në burg në atë kohë. Me dy fjalë, kishte filluar të frynte kjo era që solli ndryshimin, por akoma s’kishte arritur tamam. Por kishte një ndryshim edhe tek ne, se isha në burgun e Burrelit. Befas domethënë, fillimi i vitit 1990, pranvera, solli një transferim të burgut të Burrelit, mbyllje që o u nxorrën jashtë, ose i çuan në burgun e grave në Kosovë e Madhe mes Lushnjes dhe Elbasanit.

Dukej që ishte një gjë që mbetën pak, dhe pjesa tjetër shkuan nëpër kampe. Kanë qenë ca ndryshime. Pas kësaj, filloi dhe ngjarja e ambasadave dhe do ët shihnim reagimin e regjimit për të reaguar siç mendohej në mënyrë të dhunshme apo do dorëzohej. Fakti që u dorëzua solli dhe një shpresë më shumë në burg. Pas 1 apo 2 muajsh ne filluam të linim dhe pak flokë dhe më pas na dhunuan e na qethën me dhunë. Regjimi po shikonte çfarë po bënte, ne s’donte të na lironte, më pas filluan të na lironin, u krijua PD në dhjetor, u krijua gazeta Rilindja Demokratike. I ndoqa nga burgu të gjitha, nga Zëri i Popullit.

Përjetim se kishte dhe takime me familjet, një përjetim që alternohej një mosbesim, frikë, mund të bënin gjë por një pjesë mund të bënin edhe pastrim. Ishin disa ndjenja të përziera, por dominonte si të thuash lehtësimi dhe më shumë kurajo dhe shpresë, guxim nga ana e të burgosurve për t’i kundërvënë, sepse regjimi po jepte shpirt. Ne jemi liruar në 17 mars para zgjedhjeve të ’91, u lirova unë.

Në atë kohë ishte shpresa, kurse tani kthehet tek reflektimi që kufizimet që kishte ajo kohë. Prisnim ambasadorët të na shpëtonin. Ikja ishte forma e rezistencës ndaj regjimit. Ka ngelur edhe sot si rezistencë për të ardhmen dhe shpresën. Fakti që të huajt do i ndihmojnë. Ndërkohë mund të bëhej një rezistencë e madhe. Të huajt vijnë dhe na japin lirinë mbetet ende problem. Ky është një nga reflektimet kryesore. ‘’- tha Lubonja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb