Marrëveshjet për korridoret humanitare mes Ukrainës dhe Rusisë duket se ka rritur numrin e evakuimeve. OKB pretendon se deri më tani mbi 2 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina.

Filippo Grandi, Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët e ka quajtur këtë eksod, si më të shpejtin në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Vlen të theksohet se prej ditësh tashmë, Ukraina ndodhet nën pushtimin e Rusisë.

Forcat ruse, po tentojnë të marrin drejtimin e qyteteve kryesore të vendit, por deri më tani, janë përballur me rezistencën e popullit të Ukrainës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: