Taulant Xhaka është aktivizuar në takimin kundër Tunit në qendër të mbrojtjes, rol që e ka mbuluar edhe në takimin kundër Ksamaksit javën e kaluar. Mesfushori kuqezi ka folur për “BZ Basel”, ku është shprehur se me eksperiencën që ka fituar prej vitesh tashmë, mund të luajë në të gjitha rolet. “Pozicioni im natyral është mesfushor, por në karrierën time kam luajtur kudo: Mesfushor i djathtë, mbrojtës i djathtë dhe tani mbrojtës qendre. Çdo pozicion ka të mirat e veta. Në qendër të mbrojtjes, duhet të vraposh më pak (qesh). Nuk duhet të jesh i gjatë që të luash në atë rol, pasi po të kujtoni Fabio Canavaron, ishte vetëm 1.75 i gjatë dhe u shpall kampion bote si dhe fitoi “Topin e Artë”. Të luash në qendër të mbrojtjes të duhet eksperiencë, gjë që e kam fituar me vitet mbi shpinë. Tani jam 28-vjeç dhe ndjej se me eksperiencën që kam, mund të mbuloj të gjitha rolet në fushë”, u shpreh mesfushori kuqezi. (o.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb