Në përpjekje për tu rikthyer tek titulli kampion, për të pushtuar futbollin shqiptar e për të nisur një cikël fitues, Partizani ka provuar në vitet e fundit emrat trajnerësh dhe stafesh drejtuesish nga më të bujshmit. Dyshja Demi-Rama provuan dhe me ekspertë të futbollit botëror, afruan figura si Luciano Moggi apo trajner si Marc Juliano, por në asnjë moment, asnjë prej tyre nuk u ngrit kurrë në lartësinë e emrit që përfaqësonin.

Franko Lerda
Franko Lerda

Dështoi Juliano, dështoi Franko Lerda, dështoi edhe Adolfo Sormani, të gjithë u larguan me apo aq bujë sa erdhën. Nuk ishte rastësi që titullin e solli një ish lojtar i famshëm, një ikonë e klubit si Skënder Gega, një trajner që mbase nuk kishte ekipin më të mirë të mundshëm, krahasuar më ish trajnerët e tjerë por diti të bashkoj ambientin e ti marrë më të mirën çdo lojtar. Olsi Rama e pranoi pas derbit se ky është një sezon i dështuar, por në të njëjtën kohë është një sezon që i ka shërbyer për të mos gabuar më në të ardhmen. Pikërisht nga kjo deklaratë e drejtorit sportiv nis dhe projekti i ri i Partizanit. Të kuqtë nuk dëshirojnë më të rrezikojnë duke afruar një trajner të huaj, që në rastin më të mirë i duhet kohë të përshtatet me futbollin shqiptar.

Daja
Daja

Emrat në tavolinë mbeten fiks, në çdo rast nuk mungon as emri i Skënder Gegës, me këtë të fundit që imponohet gjithnjë nga ambienti por emri më konkret mbetet Ilir Daja. Ky i fundit ka theksuar se alternative e parë mbetet Skënderbeu, gjithnjë nëse klubi korçar arrin të fitoj të drejtën për të luajtur në Europë, në të kundërt pritet të jetë trajner i lirë dhe sipas bisedave paraprake mes palëve është gjetur një dakortësi çka mund të rikthej Dajën në kryeqytet, këtë herë në stolin e Partizanit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb