Një shpërthim në verilindje të Spanjës plagosi 18 persona, disa në gjendje të rëndë, duke përfshirë 10 fëmijë të moshës 3 deri në 13 vjeç.

Aksidenti ndodhi të premten në mbrëmje gjatë demonstrimit të një eksperimenti në Shtëpinë e Kulturës në Girona të Katalonjës, rreth 100 kilometra në verilindje të Barcelonës.

Gjatë një demonstrimi si pjesë e festivalit të organizuar nga Universiteti i Gironas, një enë me azot të lëngshëm shpërtheu para një auditori prej 200 deri në 300 njerëz, të përbërë kryesisht nga familje, tha ai.

Të prekurit nuk kanë pësuar djegie, megjithatë shumica e tyre u plagosën nga pjesët e bombolës metalike të shpërthyer.

Zëdhënësi i Universitetit Salvador Martí siguroi se eksperimenti me azotin e lëngshëm shpesh ishte kryer pa asnjë problem. “Ishte “e pakuptueshme” pse ndodhi aksidenti, policia do të hetojë”, tha Martí.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: