Emisioni Shqiptarët për Shqiptarët ka realizuar një eksperiment social krejt të veçantë që ndodh për herë të parë në vendin tonë. Me ndihmën e kompanisë “Green Life”, janë improvizuar intervista pune për pozicionin drejtor ekzekutiv.

Por cilat ishin kushtet? Disa nga kushtet për të intervistuarit (vullnetarë të fondacionit “Firdeus” dhe punonjës të kompanisë “Green Life”) ishin tejet të papërballueshme për ta madje deri diku edhe mizore.

Punonjësit duhet të punojnë pa pushime, pa u ulur gjatë gjithë ditës, madje u kërkohet të punojnë në fundjavë, pa u paguar, pa asnjë ditë pushimi gjatë 7 ditëve. Në rastet kur do të sëmuren nuk kanë të drejtë të marrin leje nga shefat në punë.

Kërkesat e punës që iu komunikuan kandidatëve janë këto:
“Kjo punë kërkon një impenjim të veçantë, e mund t’iu duhet të qëndroni në këmbë gjatë gjithë ditës, ndoshta edhe 24 orë. Ndërkohë iu bëjmë me dije se nuk do të keni asnjë ditë pushim, as në fundjavë; në një kohë që në ditët e festave duhet të punoni me një intensitet dyfish, dhe pa u paguar shtesë. Personat me të cilët do të punoni mund t’iu kërkojnë të shërbeni kurdo që ata kanë nevojë, madje edhe gjatë natës, por shpeshherë do tu ngrenë edhe zërin. Gjithashtu duhet të keni njohuri në fusha si ekonomia, gastronomia, infermieria, pasi personat për të cilët punoni mund t’ia u kërkojnë këto shërbime në kohë të ndryshme gjatë ditës”

Por kushtet e vështira nuk përfundojnë me kaq! Ja se cilat janë kriteret e tjera që iu prezantojmë kandidatëve gjatë intervistës.
“Duhet tu themi se do të punoni me persona jo fort stabël që i lejnë punët e papërfunduara, dhe në fund të ditës duhet që çdo gjë të mbyllet me sukses nga ju. Pra do të përfundoni edhe punët e të tjerëve. Edhe nëse sëmureni nuk keni mundësi të merrni leje!”

Sa do të kërkojnë të intervistuarit të paguhen për një punë të tillë? Por si do të reagojnë kur tu thuhet se 6 muaj do të duhet të punojnë në provë pa të drejtë pagese? Në jetën tonë është gjithmonë një person i pazëvendësueshëm. Zbulojeni për më tepër në klipin e përgatitur…

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb