Kryeministri Edi Rama ka prezantuar një tjetër anëtar nga superskuadra ndërkombëtare e Bordit të Akreditimit të Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë së Arsimit të Lartë, Alexander Kohler.

Rama thekson se Kohler është ekspert në fushën e politikave të arsimit të lartë në Austri me fokus financimin e universiteteve publike përmes marrëveshjeve të performancës.

“Alekasander Kohler është ekspert në fushën e politikave të arsimit të lartë dhe sigurimin e cilësisë në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Kërkimit në Austri, me fokus specifik në financimin e universiteteve publike përmes marrëveshjeve të performancës, mbi cilësinë e mësimdhënies dhe mbi zbatimin e reformës së arsimimit të mësuesve në Austri”, shprehet Rama.

“Në 2004, ai ndërtoi dhe administroi Agjencinë Austriake për Sigurimin e Cilësisë për këshillimin dhe auditimin e institucioneve të arsimit të lartë në Austri dhe vendet e tjera të Evropës, ndërsa në vitet 1999-2004 drejtoi Agjencinë Kombëtare Austriake për programin e financimit të BE “Leonardo da Vinci”, tha Rama.

Pak ditë më parë u zgjodh Bordi i Akreditimit i Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë, i cili përbëhet nga 11 anëtarë që u përzgjodhën mes 117 kandidaturash nga brenda dhe jashtë vendit.

Kryetarja e këtij bordi u zgjodh Shqiponja Telhaj, e cila ka dhënë kontribut si këshilltare në Ministrinë e Arsimit të Anglisë kryesisht në fushën e sigurimit të cilësisë në arsim.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb