ITALI

Dy shqiptarë janë vënë në pranga gjatë ditës së sotme në Itali. Ata akuzohen për veprat penale të vjedhjes dhe të grabitjes.  Sipas mediave të vendit fqinj, në pranga kanë përfunduar shqiptarët njëri i moshës 23 dhe tjetri 27 vjeç.

Pas kontrolleve të ushtruara, autoritetet e Forlit iu gjetën shqiptarëve disa bizhuteri të vjedhura si dhe një shumë parash prej 10 mijë eurosh, të cilat i mbanin në shtëpinë ku jetonin.

In
In

Pas kontrolleve të mëvonshme rezultoi se njeri prej dy shqiptarëve kishte dy fletë-arreste ndërkombëtare për veprën penale  “tentativë për vrasje” dhe e dyta për “ Prodhim armësh luftarake”.

(n.m/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: