TIRANE

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi deklaroi më herët që ekspertë nga Irlanda, që është vendi  me sigurinë e dytë ushqimore më të mirë në botë, do të vijnë në Shqipëri për të rimodeluar AKU. Një gjë të tillë komentoi edhe gazetari Shpëtim Nazarko në emisionin “Dritare me Rudinën”  në News 24 ku u shpreh se duhet të ndihemi të priviligjuar që është Irlanda ajo që po ndihmon në ndërtimin e AKU-s.  Ndryshe nga ai, gazetarja Aulona Musa shprehu skepticizmin ndërsa shtoi se çdo gjë që vjen nga jashtë rrugës ‘shqiptarizohet’

Shpëtim Nazarko: Unë nuk di nga bujqësia, në vitin 1936 kemi qenë vend të parë për numrin e të imëtave. Ishim të barabartë me numrin e lopëve, produkteve, tani kemi 3 milion. Kemi një privilegj të madh që Irlanda po ndërton të gjithë sistemin e AKU-S.

O e bëjmë dhe e krijojmë sistemin, ku do mbajë përgjegjësi për matrikullimin për kontrollin. Bëhet organizimi i ri dhe mendoj që ata do të ndërtojnë një skenë tamam.

Aulona Musta: Mendoj që çdo gjë bëhet këtu. Prandaj jemi skeptikë. Çdo gjë që vjen jashtë, apo nga Irlanda vjen rrugës  dhe shqiptarizohet.

(BalkanWeb)

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb