“Jemi një nga skuadrat më të reja në Serie A por do të investojmë për të afruar liderë me eksperiencë që të ndihmojnë lojtarët e rinjë të rriten”. Ivan Gazidis, drejtori i deleguar i Milanit, kërkon të motivoj ambientin kuqezi me këtë deklaratë duke premtuar se do të jenë aktiv në merkaton e janarit.

Ivan Gazidis
Ivan Gazidis

Kjo deklaratë e Gazidis vështirë se mund të ngroh tifozët të cilët shikojnë ekipin e tyre të orvatet në një zonë të ftohtë, për më tepër që është një alibi e cila është përdorur shpesh nga drejtuesit për të mbrojtur fillimisht trajnerin Giampaolo. Fakt është që Milanit i mungojnë lojtarët ekspertë por fakt është gjithashtu se pjesa më e madhe e tyre, ato cilësorët, janë të angazhuar në këtë pikë të sezonit.

Ibrahimovic
Ibrahimovic

Një nga emrat që po fiton shumë kuota këtë periudhë është Zllatan Ibrahimovic. Suedezi ka mbyllur sezonin me La Galaxy dhe është një lojtar i lirë, e shkuara e tij në Milano mund të jetë një plus për drejtuesit e klubit por Milan duhet të mposht konkurrencën e Interit dhe Napolit, dy klube të tjera që kërkojnë shërbimet e tij.

Ozil
Ozil

Disa emra të tjerë për fazën ofensive janë dhe Ozil, fantazisti gjerman prej kohësh është përfolur për një kalim në Serie A, Gazidis mund të shfrytëzoj raportin e mirë që ka me drejtuesit e Arsenal. Draxler i PSG dhe Pedro Rodriguez i Chelsea janë dy opsione të tjerë.

Modric Rakitic
Modric Rakitic

Nëse zbresim pak më poshtë, mesfusha është një tjetër repart që ka nevojë për ekspertë, në këtë pikë në skenë del Boban i cili do të përpiqet të afroj një nga bashkëkombësit e tij, Raktic ose Luka Modric. Për mbrojtjen janë disa opsione nga Savic i Atletiko Madrid dhe deri te Lovren i Liverpool.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: