TIRANË- Një orë para nisjes së protestës së paralajmëruar prej ditësh nga opozita, Avokati i Popullit ka vendosur të monitorojë situatën. Ndryshe nga herët e tjera, Avokati i Popullit, Igli Totozani, ka urdhëruar grupin e ekspertëve të Seksionit të Veçantë në institucion, që të monitorojnë nga afër protestën e opozitës, e paralajmëruar për ditën e sotme.

Ekspertët e Avokatit të Popullit do të qëndrojnë në të gjitha pikat hyrëse në kryeqytet, që nga sheshi “Shqiponja”, “Pallati me shigjeta”, si dhe në “Rrugën e Elbasanit”.

Pjesë e detyrave kushtetuese të Avokatit të Popullit është edhe monitorimi i respektimit të së drejtës së protestës nga qytetarët e Republikës së Shqipërisë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb